Siri, vriten 10 civilë nga organizata terroriste YPG/PKK

YPG/PKK ka vrarë të paktën 10 civilë dhe ka mbajtur të bllokuar dhjetëra të tjerë pasi ka hyrë me pretendimin se në fshat janë fshehur terroristë të DEASH-it

Organizata terroriste YGP/PKK ka vrarë 10 civilë dhe ka mbajtur nën bllokim dhjetëra të tjerë gjatë një bastisjeje në një fshat në rajonin Dejrizor të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve nga burimet lokale mësohet se terroristët e YPG/PKK-së dje kanë kryer bastisje në fshatin Ebu Elnitel, në pjesën periferike të rajonit Dejrizor, nën shoqërimin e dhjetëra automjeteve të blinduara ushtarake dhe helikopterit Apache të koalicionit ndërkombëtar kundër DEASH-it.

YPG/PKK ka vrarë të paktën 10 civilë dhe ka mbajtur të bllokuar dhjetëra të tjerë pasi ka hyrë me pretendimin se në fshat janë fshehur terroristë të DEASH-it.

Terroristët e YPG/PKK-së të cilët kanë goditur banorët e fshatit, nga disa shtëpi ata kanë grabitur para, celularë dhe sende me vlerë si dhe kanë konfiskuar shumë shtëpi. YPG/PKK ka rrethuar fshatin dhe pengon hyrjen e civilëve në shtëpitë e tyre.

Organizata terroriste YPG/PKK me mbështetjen e SHBA-ve okupon pjesët lindore dhe ato perëndimore të Dejrizorit që ndodhen në lindje të Lumit Eufrat. YPG/PKK ka nën okupim rreth 28 për qind të territorit të Sirisë.