Shtrohet tapeti i kuq në kryeministri, Rama pret liderët e BE-së dhe rajonit
Një pjesë e madhe e liderëve që do të marrin pjesë në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë kanë mbërritur. Rreth orës 11:00 kryeministri Edi Rama ka dalë në ambientet para kryeministrisë për të pritur liderët. Ai ka biseduar me të gjithë liderët që ecën në tapetin e kuq, përveç kryeministrit të Kosovës, Albin…

Një pjesë e madhe e liderëve që do të marrin pjesë në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë kanë mbërritur.
Rreth orës 11:00 kryeministri Edi Rama ka dalë në ambientet para kryeministrisë për të pritur liderët.
Ai ka biseduar me të gjithë liderët që ecën në tapetin e kuq, përveç kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç. E njëjta qasje ishte dhe me homologun grek Kiriakos Mitsotakis.
Rama tregoi shumë afrimitet me Abazoviç me të cilin s’pati vetëm një shtërngim duarsh e një foto zyrtare, por një përqafim dhe një foto shumë më spontane.