Shqipëria dhe Kosova me fushatë të përbashkët “Blej Shqip”

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, priti sot në takim në Prishtinë kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka, me të cilin diskutoi për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjatë takimit Rukiqi duke kërkuar bashkëpunim ekonomik edhe më të madh ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, theksoi se “dy Odat ajo e Kosovës dhe Shqipërisë do të kenë një fushatë të përbashkët afatgjatë ‘Blej shqip’”.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka, u shpreh se “me Rukiqin biseduam për problematikat që janë të shumta, por jo të pa zgjidhshme”.

Sipas tij, integrimi ekonomik rajonal është prioritet.

Jaka tha se “shumë shpejt do të ketë edhe një  platformë të përbashkët për zgjidhjen e procedurave që hasin bizneset”/ATSH