Shqipëria aprovon përdorimin e vaksinës Ruse

Të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit e të miratimit apo që janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ apo pjesë të saj.

Pas aprovimit për përdorimin e vaksinës Pfizer, Astrazeneca, Coravac për popullatën në Shqipëri do të përdoret edhe vaksina ruse Sputnik V.

Marrëveshja e qeverisë shqiptare për furnizimin me vaksinën ruse nëpërmjet “Human Vaccine” LLC u botua në Fletoren Zyrtare. Në aktin normativ të qeverisë përcaktohet se vaksina “Sputnik V”  edhe nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Gamaleya për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë në Rusi.

Më herët, qeveria shqiptare nëpërmjet ndryshimit të aktit normativ për furnizimin me vaksina i hapi rrugë përdorimit të tyre kur certifikohen nga institucionet e shteteve prodhuese dhe vendeve që po i tregtojnë. Vaksinat në mbrojtje të Covid-19 për popullatën në Shqipëri, përveç aprovimit nga institucionet certifikuese të SHBA-ve dhe Bashkimit Europian do të lejohen të përdoren edhe kur certifikohen nga  institucione të tjera të shtetit që i prodhon dhe atij që i shet.

Sipas shifrave të përditësuara të Ministrisë të Shëndetësisë, që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total  259.217 doza të vaksinës ndaj Covid-19. Vaksinime për personel shëndetësor janë 36.836, për arsimtarët 26.273, vaksinime për punonjës të policisë 10.482, vaksinime për të moshuarit 184.647 etj.

Akti normativ për vaksinën ruse

-Miratimi i marrëveshjes ndërmjet “Human Vaccine” LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën “Sputnik V”, të zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Gamaleya për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë në Rusi. Marrëveshja për furnizimin ndërmjet “Human Vaccine” LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga “Human Vaccine” LLC nuk do të publikohet në asnjë website të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare.

-Të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit e të miratimit apo që janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ apo pjesë të saj.

-Detyrimet e organeve shtetërore dhe përjashtimet nga detyrimet për furnizimin e vaksinës anti Covid, të përcaktuara në aktin normativ nr. 1, datë 10.1.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, janë të njëjta edhe për furnizimin e vaksinës kundër Covid-19 “Sputnik V”, të zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Gamaleya për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë në Rusi, furnizuar për Shqipërinë nga “Human Vaccine” LLC, sipas kushteve të tekstit të marrëveshjes bashkëlidhur këtij akti normativ.

-Efektet financiare Efektet financiare, që rrjedhin nga marrëveshja bashkëlidhur këtij akti normativ, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2021.