Shqipëri, hapet ekspozita e artistëve nga Turqia

Ekspozita u hap në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë dhe do të qëndrojë e hapur deri më datë 7 korrik 2018 për artdashësit e kryeqytetit

 Është hapur në Tiranë ekspozita ndërkombëtare me piktura, me vepra të piktorëve nga Turqia, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekspozita u hap në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë dhe do të qëndrojë e hapur deri më datë 7 korrik 2018 për artdashësit e kryeqytetit.

Janë 36 vepra të artit të realizuara nga 43 artistë nga Turqia që do të qëndrojnë të ekspozuara për 9 ditë me radhë në Shqipëri.

Përveç pikturave, në ekspozitë ishin të pranishëm me punimet e tyre edhe 2 skulptorë, 1 artist me punim në qeramikë si dhe 1 artist me punime në miniature.

Ekspozitën e vizitoi edhe ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük.

Kuratori i ekspozitës, Kani Kaya, në një prononcim për AA, theksoi se e ka pasur ëndërr të hapë një ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar dhe se mes dy popujve ka një lidhje shumë vjeçare.

“Ne kemi një lidhje shumë vjeçare si popull dhe kjo ishte një nga arsyet që të zhvillonim një aktivitet të tillë në Shqipëri. Kemi 43 vepra arti të ekspozuara këtu nga 36 artistë të ndryshëm nga Turqia, të cilët përfaqësojnë artin modern turk. Të ekspozuara kemi piktura, skulptura, punime në qeramikë dhe në miniaturë”, deklaroi Kaya.

Sipas kuratorit, Kaya ekspozita të tilla janë hapur edhe në Kosovë dhe Maqedoni dhe synimi është që aktivitete të tilla të zhvillohen çdo vit në Shqipëri.