Shpërthim me tritol në Laç, nuk ka të lënduar

Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Laçit.

Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Laçit,raporton Top Channel

Ngjarja ndodhi në lagjen 4 të këtij qyteti, pranë një kafeneje.

Nga shpërthimi raportohen vetëm dëme materiale, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton.

Ende nuk ka asnjë detaj në lidhje me shkaqet dhe personat që planifikuan këtë shpërthim.