Shoqata “Istanbul” shtroi iftarin tradicional për muajin e shenjtë të Ramazanit

Pas ndërprerjes së detyrueshme 2 vjeçare për shkak të pandemisë, shoqata “Istanbul” shtroi iftarin tradicional për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Çelja e iftarit u bë në ambjentet e komleksit të ri modern kulturor arsimor “Hanım Sabuncu” në Shkodër, pranë Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, që ofron shërbime arsimore dhe kulturore për vajzat nga e gjithë Shqipëria dhe jashtë saj.

Fjalën e mirëseardhjes për të pranishmit e mbajti kryetari i shoqatës “Istanbul” Ridvan Seferaj. Pas mrënjohjes dhe falenderimeve për të pranishmit z. Seferaj shprehu kënaqësinë e veçantë për rikthimin e traditës së mrekullueshme të sofrës së iftarit pas ndërprerjes për shkak të pandemisë.

“Na kishte munguar ky bashkim dhe kjo atmosferë mjaft e bukur mes miqsh. Është kënaqësi e veçantë të ritakohemi dhe të ndajmë përsëri kënaqësinë e përbashkët që na dhuron iftari i këtij muaji të bekuar.

Mesazhet e Ramazanit janë mesazhe për më shumë solidaritet e bujari sidomos ndaj të varfërve, familjeve në nevojë, jetimëve, të moshuarve dhe të vetmuarve.

Ramazani është kohë e agjërimit dhe reflektimit. I lutemi Zotit që fundi i këtij muaji të na gjejë të çliruar nga emocionet negative, më të bashkuar, më optimist për të ardhmen, të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm për detyrat tona ndaj kësaj shoqërie,” – u shpreh kryetari i shoqatës “Istanbul.