Shkup, shfaqet filmi dokumentar “Rrjeti” që demaskon fytyrën e vërtetë të FETO-s

Deputeti i partisë turke në pushtet, Altınok, duke folur për mediat tha se organizata terroriste FETO fytyrën e saj të vërtetë në mënyrë të përgjakshme e tregoi në ngjarje të shumta, para 15 korrikut të vitit 2016

Në Shkup është shfaqur filmi dokumentar “Rrjeti” (The Network), i cili demaskon fytyrën e vërtetë të organizatës terroriste FETO. Autor i filmi është gazetari i njohur anglez Andrew Wilson, ndërsa është përgatitur nga TRT World në kuadër të projektit të Departmentit të Komunikimit i Presidencës Turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Ngjarja e organizuar në kampusin e Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) u mbajtë nën patronazhin e Ambasadës turke në Shkup, ndërsa u ndoq nga ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, ambasadorja turke në Shkup, Tülin Erkal Kara, deputeti i AK Partisë nga qyteti turk Erzurum, Selami Altınok, si dhe nga zyrtarë të shumtë të lartë të qeverisë, deputetë, politikanë, përfaqësues të institucioneve turke në vend dhe një numër i madh i mysafirëve të ftuar.

Deputeti i partisë turke në pushtet, Altınok, duke folur për mediat tha se organizata terroriste FETO fytyrën e saj të vërtetë në mënyrë të përgjakshme e tregoi në ngjarje të shumta, para 15 korrikut të vitit 2016. Sipas tij, me këtë film dokumentar synojnë të tregojnë fytyrën e vërtetë të FETO-s.

“Lufta (kundër FETO-s) në Turqi vazhdon. Është bërë progres i madh. Nuk mund të themi se është vendosur një fund i plotë, por kemi bërë progres të madh, i kemi shterur burimet e tyre financiare. Tashmë nuk mund të transferojnë burime nga Turqia jashtë vendit”, tha Altınok.

Altınok tha se shumë vende vazhdojnë të mbështesin FETO-n, por theksoi se do të vazhdojnë ta tregojnë fytyrën e vërtetë të kësaj organizate terroriste.

“I paralajmërojmë vendet që i konsiderojmë vëllazërore dhe miqësore, me qëllim që ngjarjet që ndodhën në të kaluarën në Turqi të mos ndodhin në të ardhmen tek ata”, u shpreh Altınok.

Ambasadorja Kara, nga ana e saj, tha se ata nuk duan që ngjarja e 15 korrikut të ndodh edhe në vende të tjera dhe se të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm ndaj kësaj organizate terroriste.

“Kushdo që do të rritet në këto shkolla, nesër mund të bëhet një vrasës i mundshëm ose terrorist”, theksoi Kara, duke shtuar se nëse çdo kush në fushën e vet zhvillon luftë kundër FETO-s, kjo organizatë do të dobësohet dhe do të zhduket.

Ndërkaq, Rektori i IBU-t, Mehmet Dursun Erdem, tha se Turqia pësoi probleme serioze nga FETO dhe se kjo organizatë ende vazhdon aktivitetet e saj jashtë vendit.

Dokumentari “Rrjeti” tregon sesi organizata terroriste FETO, që drejtohet nga Fetullah Gülen, përdor rrugët e pandershme dhe ato joligjore për të arritur qëllimet e saj.

Turqia më 15 korrik shënon përvjetorin e tretë të tentativës për grusht shteti të organizuar nga organizata terroriste FETO, gjatë së cilës u martirizuan 251 persona dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.Shkup, shfaqet filmi dokumentar “Rrjeti” që demaskon fytyrën e vërtetë të FETO-s