Në xhaminë Mustafa Pasha në Shkup u organizua program me rasin e “Javës së Mevludit 2018”, ditëlindjes së profetit Muhamed sipas kalendarit islam, raporton Anadolu Agency (AA).
Programi u organizua nga Konsulenca e Çështjeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup dhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë.
Besimtarët muslimanë, të cilët mbushën xhamitë për namazin e jacisë, treguan interesim të madh për programin.
Yaşar Çuhadar dhe Bünyamin Topçuoğlu nga Turqia prezantuan me lexim të Kuranit, ndërsa po ashtu u bënë edhe lutje.
Murat Alkan, Këshilltari i Çështjeve Fetare pranë ambasadës, tha për AA se shënimi i Mevludit do të zgjasë gjatë tërë javës.
Alkan tha se dje ka marrë pjesë në një program të organizuar në qytetin e Gostivarit, ku gjithashtu është bërë lexim i librit të shenjtë Kuranit.
Ndërkaq, ditën e nesërme, njoftoi Alkan, do të realizohet program i ngjashëm edhe në xhaminë Isa Beu.
“Me këtë rast, ne kemi nevojë ta njohim më mirë profetin tonë, ta marrim shëmbëlltyrën e tij në jetën tonë dhe t’ia paraqesim atë rinisë sonë si udhërrëfyes dhe model. Me lejen e Zotit, këtë do të përpiqemi ta bëjmë më tepër me rastin e kësaj jave. Zoti na mundësoftë të gjithve të jemi një umet i denjë për profetin tonë dhe robër të denjë të Allahut”, theksoi Alkan.
Programe të ngjashme u organizuan edhe në xhami të ndryshme në mbarë vendin.
Muslimanët në botë shënojnë Mevludin, ditëlindjen e profetit Muhamed, në ditën e 12-të të muajit Rabi-ul-Evel sipas kalendarit islam.