Dega Rinore e Partisë Demokratike Turke të Maqedonisë (TDP) organizoi një ekspozitë fotografish dhe program përkujtimor me temë “15 Korrik – Fitorja e Demokracisë dhe reflektimi në Maqedoni”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në programin e organizuar në Çifte Hamam në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, morën pjesë zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gönül Bayraktar, deputeti i TDP-së, Yusuf Hasani, përfaqësues nga Ambasada e Turqisë në Shkup, dhe shumë të ftuar.
Programi në të cilën u ekspozuan fotografitë e AA nga nata e tentativës së grusht shtetit, filloi me një minutë heshtje dhe leximin e himneve kombëtare.
Kryetari i TDP-së, Beycan Ilyas, në deklaratën për gazetarët tha se ashtu si më 15 korrik 2016 edhe sot janë në mbrojtje të Turqisë të cilën e shikojnë si atdhe.
Ai duke treguar se programi është organizuar nga të rinjtë e partisë të cilët e mbrojnë demokracinë, tha se “Me rëndësi është që mos ta harrojmë dhe mos të lejojmë të harrohet kjo datë”.
Ndërsa kryetari i Degës Rinore të TDP-së, Sait Aleivi, tha se kanë përkujtuar me lutje dhe mirënjohje heronjtë të cilët para dy viteve kanë arritur në nivelin e martirizimit.