Shkon në 722 numri i të vdekurve nga Koronavirusi

Kina dhe e gjithë bota është kërcënuar së tepërmi nga virusi i ri i emërtuar “koronavirus”.

Kina dhe e gjithë bota është kërcënuar së tepërmi nga virusi i ri i emërtuar “koronavirus”.

Për të parandaluar përhapjen e virusit, shumë qytete të kinës janë mbyllur dhe po mban qytetarët e saj të izoluar.

Ndërsa shumë vende të tjera në të gjithë botën kanë marrë masa në lidhur me epideminë e rrezikshme, duke shtuar kontrollet nëpër aeroportet kryesore të tyre.

Lidhur me zhvillimet e fundit Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka shpallur emergjencë globale shëndetësore, pasi virusi deri më tani ka marrë së paku 722 jetë njerëzish (kryesisht në Kinë) dhe më shumë se 34,000 të tjerë janë raportuar të infektuar në të gjithë botën, raporton Top Channel.

Mediat e huaja shkruajnë se një qytetar amerikan ka vdekur në Wuhan në 6 shkurt, ndërsa Ministria e Jashtme japoneze raporton se një burrë japonez “që dyshohet se është infektuar me virusin” vdiq gjithashtu në këtë qytet mëngjesin e 8 shkurtit. Dyshohet se virusi vdekjeprurës e ka origjinën nga kafshët, më konkretisht nga lakuriqët e natës dhe gjarpërinjtë.