Shkollat Ndërkombëtare të Fondacionit “Maarif” të Turqisë në Maqedoninë e Veriut theksuan se drejtoria e shkollave konsideron se gjenden në krye të shkollave në këtë vend që mundësuan arsimim më të suksesshëm nga distanca, ndërsa sipas anketave të bëra, shkalla e kënaqësisë nga mësimdhënia e tyre online arrin 95 për qind.
Në një deklaratë me shkrim për Anadolu Agency (AA), Drejtoria e Fondacionit Maarif të Turqisë (TMV) në Maqedoninë e Veriut thekson se koronavirusi i ri (COVID-19), që goditi mbarë botën, negativisht ka ndikuar mbi çdo institucion arsimor dhe të gjithë nxënësit dhe studentët.
Në deklaratë theksohet se ata si shkolla të “Maarif”, konsiderojnë se ndonëse kanë organizuar mësim online me një nivel të lartë të cilësisë, kjo nuk mund të zë vendin e arsimit formal që zhvillohet ballë për ballë.
Problemi më i rëndësishëm sipas TMV-së është se me distancimin e nxënësve nga shkolla dhe mësuesve do të ndodhë një humbje e dëshirës për të mësuar, dhe se në të gjithë botën ekzistojnë shqetësime serioze për hapjen e shkollave.
“Për të filluar arsimin ballë për ballë, është e nevojshme që më të rriturit në veçanti të marrin përgjegjësinë për respektimin e masave për vënien e maskave, distancën sociale dhe higjenën. Përndryshe, më të rriturit do të jenë arsyeja për të privuar nxënësit nga mësimi ballë për ballë”, theksohet në njoftimin.
Shkollat “Maarif”, në krye të shkollave që mundësuan arsim më të suksesshëm nga distanca
Mes tjerash, në deklaratë thuhet se që kur në mars filloi përhapja e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, ata si Shkolla Ndërkombëtare “Maarif” menjëherë aktivizuan planin urgjent aksional dhe në pajtim me vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë së Veriut, menjëherë e ndaluan mësimin në shkolla.
“Pas këtij vendimi, administrata e shkollës realizoi trajnime për mësuesit, profesorët, përgatiti një plan për arsimin në distancë, ndërsa ne u ofruam nxënësve mësim të vazhdueshëm, duke përdorur programin “Blackbord Collaborate”. Mësimi u planifikua 5 ditë në javë, 20 orë. Në këtë kuadër, përmes mësimit online, përveç lëndëve themelore akademike, u mbajt mësimdhënie bazuar në aftësi, siç janë arti, sporti dhe muzika. Administrata e shkollës beson se gjenden në krye të shkollave në Maqedoninë e Veriut që kanë siguruar arsimimin më të suksesshëm në distancë, ndërsa sipas anketimeve, niveli i kënaqësisë nga mësimi ynë online është 95 për qind”, shtohet në deklaratë.
Më tej theksohet se nxënësit dhe prindërit e tyre morën trajnime online nga ana e prikologut të shkollës me qëllim të ballafaqimit me vështirësitë në mjedisin shtëpiak dhe se janë përgatitur projekte me qëllim që jeta shtëpiake të bëhet qendër për mësimin e fëmijëve.
Në këtë kuadër, thuhet në deklaratë, fëmijët e kopshtit dhe nxënësit e shkollave fillore, së bashku me nënat e tyre, fituan aftësi për gatimin në shtëpi, pastrimin dhe rregullimin e shtëpisë, ndërsa nxënësit e shkollave të mesme realizuan projekte në fushën e artit, muzikës dhe shkencës.
Nxënësit zhvilluan ngjarje të ndryshme në kushte shtëpiake, të tilla si koncerte, ekspozita, lexim poezie, si dhe eksperimente shkencore, ndërsa më pas xhirimet e tyre u ndanë në rrjetet sociale të shkollës.
“Po ashtu, organizuam gara të dijes dhe kulturës përmes platformës online ku nxënësit morën shpërblime. Me raportime ditore i informuam prindërit për gjendjen e nxënësve. Organizuam takime online për prindërit të cilët i informuam për gjendjen akademike dhe psikologjike të nxënësve. Provimet u mbajtën në platformën online”, thuhet në deklaratën e TMV-së dhe shtohet se në fund të vitit shkollor mbajtën ceremoni online për ndarjen e certifikatave, diplomave dhe dëftesave.
Nga ana tjetër, Shkollat Ndërkombëtare “Maarif” në Maqedoninë e Veriut kanë përfunduar përgatitjet e tyre për vitin e ri shkollor 2020-2021 dhe kanë filluar procesin e regjistrimit.
Siç thuhet, në fund të qershorit u mbajt provim pranues duke respektuar të gjitha rekomandimet lidhur me pandeminë, në të cilën morën pjesë rreth 250 nxënës.
Në bazë të rezultateve të provimit pranues, një pjesë e nxënësve morën bursa 100 për qind, si dhe shpërblime, ndërsa nxënësit që fituan të drejtën që të regjistrohen në shkollë fituan lirim prej 200 eurosh.
Shkollat “Maarif” janë për mbajtjen e mësimit ballë për ballë në shkollat që kanë kushtet e nevojshme
Në deklaratë theksohet se gjatë pandemisë, prindërit ishin të shqetësuar për arsimimin e fëmijëve të tyre.
“Në këtë kontekst, Shkollat Ndërkombëtare Maarif kanë përgatitur një plan për të adresuar plotësisht shqetësimet dhe njoftuan se viti i ri shkollor do të fillojë. Administrata e shkollës theksoi se interesi dhe regjistrimi në shkollë po rritet çdo ditë dhe se ata janë përballur me interesim më të madh për regjistrim në krahasim me vitin e kaluar”, tha fondacioni turk.
Sipas deklaratës, administrata e Shkollave Ndërkombëtare “Maarif” në Maqedoninë e Veriut është e përgatitur për çdo vendim që do të merret nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ndërsa kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për mësim online, si dhe për mësimin ballë për ballë.
Kushtet fizike të shkollave, higjiena në klasa dhe numri i nxënësve do të rregullohen sipas masave.
“Shkollat Maarif’ janë për mësimdhënie ballë për ballë në shkolla që kanë kushtet e nevojshme. Asnjë arsim në distancë nuk mund të zë vendin e arsimit shkollor; të paktën nxënësit që kanë më pak rrezik të vazhdojnë arsimin e tyre, ndërsa mund të krijohen zgjidhje të ndryshme për pjesën tjetër”, tha TMV, duke shtuar se nëse orët e mësimit do të ishin nga 20 minuta, atëherë pasdite do të mund të mbahet mësim shtesë nga distanca.
“Duke respektuar distancën sociale nga ana e nxënësve dhe duke miratuar rregulla të rrepta në lidhje me vënien e maskave, kjo periudhë e pandemisë mund të tejkalohet”, thuhet më tej.
Fondacioni shtoi se zhvillimi shpirtëror dhe psikologjik i fëmijëve ka rëndësi të veçantë dhe për këtë arsye në mësimin online nxënësit duhet të ndjekin lëndët e artit, sportit dhe muzikës.
Lidhur me përgatitjet për vitin e ri shkollor, TMV theksoi se kuota për pranimin e nxënësve për vitin e ri shkollor është pothuajse e plotë.
Në deklaratë thuhet se për nxënësit që do të regjistrohen në vitin e parë në shkollën e mesme, ku mësimi është në gjuhën angleze, kanë filluar një kurs intensiv katërjavor për përgatitje në anglishte.
“Duke filluar nga ora 17:00, mësmdhënësit do të marrin pjesë në aktivitete për përgatitje dhe planifikim për vitin shkollor. Po ashtu, mësimdhënësit do të fitojnë seminare për zhvillim profesional”, thuhet në deklaratë, në të cilën theksohet se në procesin e arsimit nga distance me kujdes ndiqet edhe puna e Ministrisë së Arsimit Kombëtar të Turqisë.
Sipas TMV-së, viti i ri shkollor do të fillojë me përmbajtje të pasur nga e cila do të kenë dobi edhe mësimdhënësit, edhe nxënësit.