Shkodër, digjet automjeti i Oficerit të Krimeve

Dyshohet për një zjarr të qëllimshëm

Nje automjet eshte djegur ne lagjen “Mahalla Çakajve” te qytetit te Shkodres, rreth ores 04.00 te mengjesit.
Automjeti i perket oficerit te krimeve Arber Duli.
Sipas hetimeve te para dyshohet zjarr i qellimshem, nuk dihen ende arsyet. Policia po punon per zbardhjen e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 12.09.2019, gjatë natës, në lagjen “Fahri Ramadani”, Shkodër është djegur pjesërisht mjeti tip Wolkswagen, në pronësi të shtetasit A. D., 34 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”, i cili ka qenë i parkuar.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ve.