Shkaktoi aksidentin ku vdiq gruaja shtatzënë, lihet në burg 31-vjeçari

31-vjeçari Edmond Asllani u arrestua një ditë pas aksidentit tragjik që i kushtoi jetën një nëne shtatzënë, si edhe u plagosën 8 të tjerë.

31-vjeçari Edmond Asllani u arrestua një ditë pas aksidentit tragjik që i kushtoi jetën një nëne shtatzënë, si edhe u plagosën 8 të tjerë.

Gjykata e Fierit vendosi masën e sigurisë arrest me burg për Asllanin, i ndaluar si shkaktar i aksidentit te ndodhur ne Levan me pasojë vdekjen e një 27 vjeçareje dhe plagosjen e disa personave të tjerë, mes të cilëve edhe të mitur.

Prokurore e çështjes Ervisa Hyka. Gjyqtare Marsela Dervishi.