Shirat mosun shkaktuan përmbytje në shtetin Assam në verilindje të Indisë

Shirat mosun shkaktuan përmbytje në shtetin Assam në verilindje të Indisë

Të paktën 21 persona e kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Indi.

Shirat mosun shkaktuan përmbytje në shtetin Assam në verilindje të Indisë.

Sipas kanalit televiziv indian NewsX, reshjet mosun që po vazhdojnë pa ndaluar për 5 ditë në Assam kanë shkaktuar përmbytje në rajone të shumta.

Deri më tani janë gjetur trupat e pajetë të 21 personave, raporton “Anadolu Agency”.

Në një hapësirë prej 3.292 hektarësh 716 fshatra në rajon kanë mbetur nën ujë, ndërsa mijëra persona janë evakuuar në rajone të sigurta. Meteorologët paralajmërojnë se reshjet mund të jenë efektive edhe në ditët në vijim.