Sherr në familje, 63-vjeçari plagos gruan me thikë

Një sherr mes një çifti bashkëshortësh ka bërë që burri të rrëmbejë thikën në kuzhinë dhe të plagosë të shoqen.

Një sherr mes një çifti bashkëshortësh ka bërë që burri të rrëmbejë thikën në kuzhinë dhe të plagosë të shoqen,raporton Top Channel.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur para dy ditësh, në një fshat të Lushnjes.

Ngjarja është shënuar në fshatin Plug, ku Th. B., 63 vjeç, ka kanosur me fjalë e plagosur lehtë me thikë të shoqen M. B. E dëmtuara u dërgua në spital, ku pas mjekimit të marrë u largua për në banesë.

Nga ana e policisë në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika. Ndërkohë, ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Lushnjes, teksa po procedohet në gjendje të lirë.