Shërohet nga Covid-19/ Avdullah Hoti kthehet në zyrë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se është shëruar nga koronavirusi dhe është rikthyer në zyrë, pasi u trajtua për dy javë dhe qëndroi në izolim.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se është shëruar nga koronavirusi dhe është rikthyer në zyrë, pasi u trajtua për dy javë dhe qëndroi në izolim.

“Shfrytëzoj rastin që t’ju bëj thirrje sërish, të jemi të kujdesshëm dhe të respektojmë në përpikëri masat për mbrojtje nga COVID-19. Ka ende qytetarë që nuk besojnë se virusi ekziston dhe kjo është shqetësuese. Numri i rasteve me të infektuar dhe viktima vazhdon të jetë i lartë, prandaj derisa të zbulohet vaksina, ne duhet të tregojmë kujdes të shtuar”, ka shkruar ai në Facebook, raporton Toë Channel.

Hoti njoftoi në 2 gusht se ishte prekur nga sëmundja dhe se detyrat si kryetar I ekzekutivit, i kishte kryer nga shtëpia. Në Kosovë nga COVID-19 janë infektuar disa deputetë të Kuvendit dhe liderë të partive politike, përfshirë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa si dhe shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi së bashku me të gjithë familjen e tij.

Ndërkohë, ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar sot më përfaqësuesen e zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë Isme Humolli. Sipas tij, temë qendrore e këtij takimi ka qenë situata pandemike në vend, ndërsa tha se përmes OBSH-së po presin në radhë për të siguruar vaksinën kundër Covid-19.