Shëngjin, arrestohet rumuni me lugë dhe thika kontrabandë

Një shtetas me banim në Rumani, I.G., 46 vjeç, është arrestuar në flagrancë në aksin rrugor Fushë Milot-Lezhë.

Një shtetas me banim në Rumani, I.G., 46 vjeç, është arrestuar në flagrancë në aksin rrugor Fushë Milot-Lezhë.

Arrestimi i 46 vjeçarit u bë nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë e Lezhës, në kuadër të planit të posaçëm të masave për luftën kundër informalitetit.

Këtij shtetasi, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin si dhe në banesën e tij të marrë me qera, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale një sasi e konsiderueshme enë dhe aksesorë kuzhine të paketuara gati për shitje, në vlerë monetare rreth 27.000 Euro, shkruan Top Channel.

Të gjitha mallrat ishin pa dokumentacion përkatës dhe të dyshuara kontrabandë.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua edhe mjeti në të cilin u gjendën mallrat e dyshuar kontrabandë.

Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprat penale në ngarkim të tij ” Kontrabandë me mallra të tjerë”, ” Fshehja e të ardhurave” , ” Manipulim i tregut” dhe ” Shkelja e të drejtës së pronësisë industriale”.