Shefi i mbrojtjes: SHBA bashkëpunon ngushtë me Turqinë për Sirinë

Shanahan, ka takuar në Washington homologun e tij francez, Florence Parly, përderisa SHBA po vazhdon me operacionet ushtarake në vendin e shkatërruar nga lufta

Zyrtarë të lartë të sigurisë nga SHBA dhe Franca kanë diskutuar shumë çështje, duke përfshirë edhe operacionet në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtruesi i detyrës Sekretar i Mbrojtjes së SHBA-ve, Patrick Shanahan, ka takuar në Washington homologun e tij francez, Florence Parly, përderisa SHBA po vazhdon me operacionet ushtarake në vendin e shkatërruar nga lufta.

“Ne po bashkëpunojmë ngushtë me Turqinë, partnerin tonë strategjik. Më e rëndësishmja, ne jemi sipas planit me tërheqjen tonë nga Siria”, tha Shanahan gjatë konferencës së përbashkët me Parly.

“Ne kemi koordinim të ngushtë me partnerët e koalicionin për mposhtjen e ISIS-it (DEASH) për detajet reale të planit”, tha Shanahan.

Vendimi i papritur i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për tërheqje të forcave amerikane nga Siria, u prit me rezistencë të theksuar nga aleatët e ngushtë në Evropë dhe nga partnerët legjislativ të presidentit amerikan.

Procesi i tërheqjes amerikane duhet të respektoj integritetin territorial dhe unitetin politik të Sirisë, si dhe shqetësimet e Turqisë për sigurinë, tha gjatë javës së kaluar ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, duke shtuar se Ankaraja zyrtare do të vazhdojë të bashkëpunojë me Washingtonin dhe me aktorët tjerë në Siri.