SHBA i bën thirrje Turqisë të ndalë operacionet e gazit në Mesdhe

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit thotë se ky hap ngre tensione në rajon...

Shtetet e Bashkuara të martën shprehën shqetësim rreth aktiviteteve të Turqisë për eksplorimin e gazit në Detin Mesdhe, duke i bërë thirrje qeverisë turke të ndalë kërkimet.

Që nga kjo pranverë, Ankaraja ka dërguar dy anije shpimit – Fatih dhe së fundmi Yavuz – në Mesdheun Lindor, duke pohuar të drejtën e Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC) për burimet e rajonit.

“Shtetet e Bashkuara mbeten thellësisht të shqetësuara nga përpjekjet e përsëritura të Turqisë për të kryer operacione shpuese në ujërat jashtë Qipros dhe dërgimin e saj më të fundit të anijes Yavuz jashtë Gadishullit Karpas”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus. “Ky hap provokues ngre tension në rajon.”

Anija Fatih nisi operacionet e shpimit në det të hapur këtë maj në një zonë 75 kilometra (42 milje detare) në brigjet perëndimore të ishullit të Qipros.

Athina dhe Qiproja Jugore kanë kundërshtuar këtë gjë, duke kërcënuar arrestimin e ekuipazheve të anijeve dhe duke i bërë udhëheqësit e Bashkimit Evropian të bashkohen me kritikat e tyre.

Turqia ka kundërshtuar vazhdimisht shpimet e njëanshme të administratës greke qipriote në Mesdheun Lindor, duke pohuar se TRNC gjithashtu ka të drejta për burimet në këtë zonë.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve turke të ndalojnë këto operacione dhe të inkurajojnë të gjitha palët që të veprojnë me përmbajtje dhe të përmbahen nga veprimet që rrisin tensionet në rajon”, tha Ortagus.

“Ne vazhdojmë të besojmë se burimet e naftës dhe gazit të ishullit, si të gjitha burimet e saj, duhet të shpërndahen në mënyrë të barabartë ndërmjet të dy komuniteteve në kontekstin e një zgjidhjeje të përgjithshme”, shtoi ajo.