Seminari i 37-të i Gjuhës Shqipe

Ka nisur punimet në Prishtinë, seminari i 37-të i gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare në Universitetin e Prishtinës.

Ka nisur punimet në Prishtinë, seminari i 37-të i gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare në Universitetin e Prishtinës.

Pjesëmarrës edhe sivjet janë krerë shtetërorë, përfaqësues universitarë albanologë e studentë nga vende të ndryshme.

Drejtori i seminarit, Rrahman Paçarizi, tha se ky seminar është ambasadori i parë dhe më i suksesshëm i Kosovës, pasi që nëpër të kanë kaluar të gjithë studiuesit e albanologjisë, të cilët kanë hapur katedrat e shqipes në vende të shumta në botë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur gatishmëri për mbështetje të seminarit, të cilin e konsideroi dritë të shqipes në botë.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë atëherë Fakultetit Filozofik të UP-së.

Ky seminar organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë, përgjithësisht.