Sarandë, përdori 2 ukrainase për kamuflim, si u kap drogë biznesmeni shqiptar

Arben Nguli 44-vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në lagjen numër 5 Sarandë, është ndaluar në fshatin Shkalle, pasi kishte 57 pako të ndara në 60.8 kg drogë. Mësohet se 44-vjeçari ka një hotel me emrin “Benihostel”.

Burimet e policisë bëjnë të ditur se 44-vjeçari do të shkonte në Qafë-Botë dhe më pas në Greqi dhe  për të kamufluar situatën kishte me vete dhe dy ukrainase. Të cilat pasi janë shoqëruar në polici, janë liruar.

Sipas burimeve të policisë në disa muaj nga komisariati i Sarandës janë arrestuar rreth 40 trafikante droge