Sarandë, mbytet në det tursistja polake

Pas dy personave në Durrës, një i tretë është mbytur në plazhin e Sarandës, pranë vendit të quajtur Kanali i Çukës.

Pas dy personave në Durrës, një i tretë është mbytur në plazhin e Sarandës, pranë vendit të quajtur Kanali i Çukës.

Mësohet se turistja që ka humbur jetën është 52-vjeçarja, Noworycka Peter Iwona, e cila u nxorr e pajetë nga deti.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.