Sa fitojnë të famshmit e Instagramit për një postim të sponsorizuar

A keni dëgjuar për njerëzit e famshëm në Instagram, apo siç quhen ndryshe ‘influencer’, të cilët popullaritetin e tyre e kanë kthyer në një biznes? Të gjithëve na ka rastisur të shohim të famshëm në Instagram duke reklamuar produke, për të cilat paguhen nga sponsor të ndryshëm.

Pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo, ‘influencer’ konsiderohet profesion në vitin 2019, dhe mund të jetë një biznes fitimprurës. Por sa fitimprurës mund të jetë, këtë do ta shohim më poshtë.

A është e vërtetë që të famshmit marrim miliona dollarë për një postim të sponsorizuar në Insagram?

Siç e shihni në foton më poshtë, nga kërkimet e bëra, emrat më të mëdhenj në Instagram mund të marrim rreth një milion dollarë për një postim.

Vetëm një imazh, një përditësim i thjeshtë, në të cilin Kylie Jenner mban produktin tuaj, do t’ju kushtojë 1,266,000 dollarë. Dhe varet nga produkti, mund të jetë me të vërtetë një produkt i mirë, por një postim i tillë i reklamuar nga Kylie Jenner mund ti sjellë markës një rritje të madhe në shitje. Prandaj, ja vlen një pagesë kaq e madhe, nëse shpërblimi do të jetë edhe më i madh. /E Përditshmja