Rusia do të zhvillojë stërvitje ushtarake në Mesdhe

Stërvitja ushtarake në Mesdhe më 1-8 shtator e flotës që i përket Forcave të Armatosura të Rusisë do të zhvillohet me përfshirjen e rreth 25 anijeve dhe 30 avionëve luftarakë

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se flota detare Admiral Vladimir Korolev do të zhvillojë stërvitje ushtarake në Detin Mesdhe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga ministria theksohet se stërvitja ushtarake në Mesdhe më 1-8 shtator e flotës që i përket Forcave të Armatosura të Rusisë do të zhvillohet me përfshirjen e rreth 25 anijeve dhe 30 avionëve luftarakë.

Në përputhje me planin e stërvitjeve në Detin Mesdhe, do të zhvillohen një sërë detyrash si ajo e mbrojtjes ajrore, mbrojtjes së sabotimit të nëndetëseve dhe për pastrimin e minave.

Po ashtu me qëllim ofrimin e sigurisë së anijeve dhe fluturimeve të avionëve ministria do të kryejë më herët paralajmërime në hapësirat ku do të zhvillohet stërvitja, thuhet në deklaratën e ministrisë ruse.