Rruga me pengesa. Bulqizë-Tiranë, shoferët i shmangin si pilotë të F1

Automjetet të cilat qarkullojnë nga Bulqiza drejt Tiranës duhet të kenë drejtues të aftë për të manovruar, për shkak të gungave që dalin mbi rrugë.

Automjetet të cilat qarkullojnë nga Bulqiza drejt Tiranës duhet të kenë drejtues të aftë për të manovruar, për shkak të gungave që dalin mbi rrugë.

Rrëshqitja e tokës në segmentin Qafë e Buallit-Bulqizë në Rrugën e Arbrit ka shkaktuar dëmtime të mëdha. Vetëm ata që e bëjnë më shpesh këtë rrugë dinë të shpëtojnë.

Për të tjerët, rrugëtimi mbart rreziqe,raporton Top Channel.

Në këtë segment të Rrugës së Arbrit, drejtuesit e mjeteve duhet t’i bëjnë sytë katër pasi, përveç pengesave të rrezikshme në rrugë, shpesh nga shpatet e maleve rrëzohen gurë.

Problemet e para në rrugë u shfaqen 4 vjet pas ndërtimit, në vitin 2015, por investime për rrjeta mbrojtëse të skarpateve apo ndërhyrjepër të penguar rrëshqitjen nuk ka patur kurrë.