Rritet çmimi i karburanteve, me sa do të tregtohen në pompë

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të mërkurë vendimin e marrë në lidhje me tregtimin e karburanteve në vend.

Çmimi i shitjes me pakicë për naftën të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.

Çmimi i naftës në pompë shënon një rritje me 2 lekë për litë nga çmimi I vendosur së fundmi nga Bordi i Transparencës.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë jo më shumë se 192 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 180 lekë/litër.

Ndërkohë që çmimi i shitjes me pakicë i gazit, do të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 116 lekë/litër.

Bordi bën me dije se çmimet e reja do të hyjnë në fuqi në datë 25 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.