Rrëfehet vëllai Admir Murataj: Policia na mbikëqyr prej shkurtit të 2017

Vëllai i Admir Muratajt ndodhet në një konferencë për median tregon se ka qenë që në shkur të 2017 në survejim nga policia.

Vëllai i Admir Muratajt ndodhet në një konferencë për median tregon se ka qenë që në shkur të 2017 në survejim nga policia.

Thotë se vëllai i tij Aleksandër Murataj është mbajtur peng për vëllanë e tij dhe mohon që ky i fundit të jetë përfshirë në grabitje.

Ilir Murataj: Supervila e familjes sonë siç e shikoni vetë ndërtesë 68 metra katrorë, është e hapur në çdo detaj me kamera. Dërgoni një sopecialist, arkitekt të vlerësojë çmimin, që të jemi të pastër me njerëzit.Shtëpi 3 milion euro, habitem dhe vetë kur e dëgjoj në lajme, raporton Ora News.

Vëllezërit Murataj nën hetim prej 2017- Hetimet i kam ndjekur, kam qenë person në hetim vetë dhe në dijeni të dosjes.Kam parë të gjithë seancat gjyqësore për grupin e grabitjes së parë, asnjëherë nuk kam parë një detaj që të them ku ta gjej vetën në një akuzë.Dita e parë e kontrollit tim ka qenë 14 shkurt 2017, biznes, shtëpi, familje, arrestime, bujë. Por e tashmja është shumë më e vështirë. Gjithë njerëzit flasin për të, u vra, e vranë, e hodhën, e bënë.Jemi munduar të ruajmë qetësinë kurse tek policia kam kërkuar sqarime që nga data 14 shkurt 2017.

Kam qenë në përplasje të përballshme me policinë, roje, survejime, hyr e dil te dera, makina, përgjime.Kam qenë transparent që ditën e parë me policinë. U kam thënë te servisi se nëse ka një detaj që juve ju shkon mendja se puna ime ka pjesë në grabitje nuk dua asnjë falje. Po pati ligj me varje, i pari duhet ta meritoj unë.Kam pritur nga hetimet. Kanë hapur kasafortat dhe kanë marrë një shumë 100 dollarë.Ka mungesë dokumentacioni të firmës, libreza pune që i ka marrë policia. Nuk janë raportet fare. Kemi shkuar vetë në polici për të dhënë sqarime.

Vëllai në burg, peng i Admirit: Pas një muaji u arrestua dhe vëllai Aleksandër Murataj, është kjo vila këtu që është shkaku i arrestimit të tij. Është parë në derën e kësaj shtëpie duke pirë cigare me vëllain e ndjerë Admir Murataj dhe policia ka ndërtuar akuzën grabitje me dhunë, armëmbajtjme pa leje. 2 vjet e 3 muaj po bën paraburgim dhe asnjë sqarim.

Dy prokurorëve të çështjes Manjola Kanani dhe Ened Nakuçi u kam kërkuar personalisht sqarim, ka ngel hetimi aty ku askush në Shqipëri nuk e beson. Vëllai im është peng, e mbajtën peng deri sot për Adin, Adi vdiq të shohim se drejtësia mund të bëjë ndonjë gjë.Ishalla ka drejtësi. Ka qenë vila këtu, është parë 3 minuta në një kamer ditën e akuzës.Ka prova të pamohueshme që Aleksdandër Murataj ditën e grabitjes ka qenë te dentisti, në operacion.

Krimet e Rënda e kanë dënuar Aleksandrin me 12 vjet e 8 muaj burg-Asnjëherë nuk e ka menduar askush se 12 vite e 8 muaj do të jetë dënimi i tij. Ne kemi biseduar me avokatin e Aleksandër Murataj. E kam kundërshtuar që ai të shkojë në gjykim të shkurtuar. Vetë avokati ka thënë se nga prokuroria është pranuar akuza përkrahje e kryerjes pas krimit, avokati na ka thënë se nuk ka dënim më të lartë se 7 vjet dhe përfitimet që vinë nga gjykimi i shkurtuar.

Admirit i faturohet edhe grabitja te Stacioni i Trenit në 2015- Admiri ka studiuar për pedagogji, ka qenë mësues.Mund të quhet “Robin Hoodi” shqiptar por për mua është vëllai më i mirë që mund të jetë.Nuk vjen më, iku. Historia do të mbetet.Admiri ka qenë për familjen, shoqërinë, miqtë, kurrë unë nuk mund të bëhem më i mirë se Admiri.Çështjet e brendshme të tij kanë qenë të Admirit dhe Admiri i mori me vete.

Procedimet në Greqi- Kur kemi marrë rrugën e emigracionit, i thosha si ka mundësi që je kaq punëtor.Më ka rënë rasti të shkoj vetë në Greqi, Admiri nga mësues këtu, mori nusen dhe iku në Greqi. E kam gjetur në një shtëpi të zbuluar, e cila pikonte natën. Mbuloheshim si të ishim jashtë. I thosha ik nga Greqia se Europa është e madhe.Unë nuk punoj si punonte ai, e ka nisur murator.Ngaqë ishte shumë profesionist, mori një supermarket për mirëmbajtje.Pastaj si erdhi ky çekuilibrim nuk e di se kam qenë në Belgjikë. Por di që Admiri ka pasur zemrën, guximin. Në 2014, erdhi nga Greqia dhe më tha shumë drejtë: Vëllaçko Greqia për mua ka marrë fund, është bastarduar, është torturë. Për 15 ditë hetim tek autoritetet greke ka rënë 16 kg në peshë.Nuk e kanë njohur njerëzit e familjes si njeri kur kanë shkuar. Hetimet në Greqi kanë qenë akuza.Aty ka filluar historia, në Shqipëri ka pasur jetë normale, familjare, njeri korrekt, pa asnjë problem.

Identitetet e Admirit-Po të jetë për identitete, unë i kam kaluar mbi 20 identitete. Çështja e identitetit ka qenë me marrë një asistencë në Europë, sot e bëja emrin Ilir, nesër Hasan, pasnesër Skëndërbeu, Gjergj Kastrioti.Ka qenë për motive përfitimi.Kurse për në Greqi e dinë gjithë shqiptarët që duhet të thirresh Thanas për tu njohur.Po nuk ishe, nuk hapeshin dyert.

Lajmi për vrasjen e Admirit- E kam marrë vesh në televizor, ku thoshin se na vinë informacione nga Greqia se Admir Murataj ka mbetur i vrarë, por kur jepte moshën 25-30 vjeç kisha dyshime.Në orën 6 të mëngjesit të së nesërmes kam shkuar te Drejtoria e Policisë, nuk më kanë dhënë asnjë informacion.Kanë shoqëruar nusen e Adit në polici 4-5 orë dhe e kanë liruar. Kemi shkuar prapë në Drejtori të Policisë dhe u thashë se nëse kërkoni identifikim nuk ka nevojë për ADN se vëllain tim e njoh.Do bëjmë procedurat thanë dhe do të vijë një pjesëtar i familjes për të kryer identifikimin e trupit.

2 vitet në arrati- Bashkëshortja me katër fëmijët ka jetuar në Tiranë.Admirin nga 2015 vetëm kur e dëgjonim në televizor, lajme dhe në gjykata. Asnjë lloj komunikimi. Se ku ka qëndruar Admiri këto 2 vjet e di policia, ka qenë hije për ne.

Shoqëria e Admirit- Shoqërinë e Admirit nuk e kemi njohur. Kontaktin më të shpeshtë e kemi pasur me këta që janë dënuar për grabitje, kemi krijuar një njohje dhe lidhje para dyerve të burgut.

Pse Admiri ju rikthye grabitjeve-Kam biseduar dhe me policinë. Fliten shuma 3 milion, 5 milion, 7 milion. Kam ngrënë dhe kam pirë më vëllain tim dhe kurrë në jetën time nuk kam përfituar një 50 cent nga ana familjare. Secili prej nesh është në familjen e tij dhe aktivitetin e tij. Por barra e vëllait më ka rënë dhe do ta mbaj balltartë.Del sikur Admir Murataj është i pangopur, duhet ta hetojë policia.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/431173637636301/