Rama takon Angela Merkelin; vizitë në Kancelarinë Federale

“Në Kancelarinë Federale për të kërkuar PO-në për Shqipërinë”, kështu shkruan kryeministri Edi Rama në një postim të pak minutave më parë në Facebook

Siç mund ta shihni edhe në video, Rama ka takuar kancelaren Angela Merkel, teksa ndodhet në një vizitë në Gjermani.

Më parë, kryeministri shpërndau një fotografi nga Komiteti i Çështjeve Evropiane të Bundestagut, ku ishte i pranishëm për të kërkuar, siç vetë ai u shpreh, PO-në e parlamentit gjerman për Shqipërinë, është i hapur dhe pozitiv.