Edi Rama: Proces shumë i padrejtë ndaj Shqipërisë për arsye që tashmë janë kapërcyer. Sot me mbledhjen për herë të parë të këtij këshilli jashtë Brukselit, ju na keni dëshmuar, respekt dhe vullnet të palëkundur për të na mbështetur në këtë rrugë që tani është e çelur e drejtë dhe jo pa vështirësitë e veta. Atmosfera e kësaj mbledhjeje ishte pozitive, kemi dakordësi të plotë në të gjithë boshtin e kësaj marrëdhënie. Shqipëria sot nuk është më në fund të trenit të Integrimit, por është në krye në këtë rajon ku roli ynë vlerësohet si model në aspektin e promovimit dhe paqes. Ne e shohim me admirim përpjekjen tuaj për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Plani është gjëja më e mirë që mund ti ndodhë Kosovës dhe Serbisë. As njëra palë s’do ja lejojë vetës të mos e përqafojë plotësisht, sepse realisht BE përmes jush në bashkëpunim me SHBA i kanë ofruar një rrugë të re dhe një kohë tjetër të nevojshme për të arritur në procesin e njohjes reciproke. Duke folur për Shqipërinë dhe ecurinë e procesit, jemi të lumtur që gjërat kanë shkuar sipas parashikimeve, s’kemi asnjë vonesë dhe asnjë problem. Reforma në drejtësi ka filluar të japë fryte domethënëse, nuk është fushë me lule ka dhe ajo ferrat dhe gropat e veta por një gjë është fakt. Në Shqipëri po ndodh ajo që askush nuk e imagjinonte, SPAK po godet njerëz individë të lidhur me pushtetin, por këta të parët kanë më shumë rëndësi. Po tregojmë edhe në se koha e të paprekshmëve dhe strehuarve në ombrellën e pushtetin ka mbaruar. Shqipëria është i vetmi vend që e ka hedhur këtë hap, nuk di asnjë vend tjetër që drejtësia godet duke parë vetëm drejtë. Natyrisht nuk është fushë me lule, ne nuk kemi vënë në asnjë moment në diskutim ato që drejtësia vendos, por e kemi mbështetur vazhdimisht. Cilido qoftë, nëse ka punë me drejtësi duhet të marrë avokat. PS nuk ofron shërbime avokatie për askënd. Kjo është arritje domethënëse. Heqja e prokurimeve nga duart e institucioneve është objektivi ynë dhe për këtë po bashkëpunojmë me agjencinë e kombeve të bashkuara. Kjo do e ngrejë Shqipërinë në tjetër nivel. Kemi folur për konvergjencën ekonomike, ne besojmë që është koha që BE të bëjë hapa të konsiderueshëm përpara.