Qeveria e Kosovës vendos logo në kujtim të gjenocidit serbë në Srebrenicë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur në ndërtesën e saj logon në kujtim të gjenocidit serbë në Srebrenicë.

Në një postim në në Facebook, thuhet se në 28-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë të Bosnjës, përkujtojnë të gjithë burrat e djemtë boshnjakë, të masakruar pamëshirshëm nga forcat e Serbisë.

“Kujtojmë një prej masakrave më makabre të ndodhur në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore. I përjetshëm qoftë kujtimi i viktimave të gjenocidit në Srebrenicë”, thuhet në postimin e Qeverisë.