Putin mbledh Këshillin e Sigurisë për situatën në Idlib

"Në takim janë shkëmbyer pikëpamjet lidhur me aktivitetet e grupeve terroriste dhe situatën e tensionuar në Idlib", thuhet në deklaratën e Kremlinit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në takimin e Këshillit të Sigurisë së Rusisë ka diskutuar mbi situatën në Idlib të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga qendra për shtyp e Kremlinit thuhet se Putin ka mbledhur Këshillin e Sigurisë së vendit.

“Në takim janë shkëmbyer pikëpamjet lidhur me aktivitetet e grupeve terroriste dhe situatën e tensionuar në Idlib”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.

Gjithashtu është diskutuar edhe për përhapjen e koronavirusit të ri (Covid-19) dhe ndikimin e tij ndaj ekonomisë globale.