Protestat nga “jelekët e verdhë” në Bruksel përhapen para institucioneve të BE-së

Protestat janë shndërruar në dhunë dhe janë përhapur para institucioneve të BE-së

 Protesta e “jelekëve të verdhë” ka filluar në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, selinë e shumë institucioneve, si Bashkimi Evropian (BE) dhe NATO, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas thirrjes në rrjetet sociale, mijëra persona me “jelekë të verdhë” organizuan protesta në pjesë të ndryshme të Brukselit.

Demonstruesit protestojnë kundër rritjes së çmimeve të karburanteve dhe politikave ekonomike të qeverisë, ndërsa u përballën me policinë në bulevardin Avenue des Arts në qendrën e qytetit.

Protestuesit, ndaj të cilëve policia intervenoi me topa uji, brohoritën slogane kundër qeverisë. “Jelekët e verdhë” kanë djegur pishtarë dhe kanë shpërthyer shok-bomba, ndërsa po ashtu vendosën barrikada për të parandaluar afrimin e policëve.

Protesta e “jelekëve të verdhë” përhapet në Bruksel
Protesta e “jelekëve të verdhë” ka filluar në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, selinë e shumë institucioneve, si Bashkimi Evropian (BE) dhe NATO. Protestuesit, ndaj të cilëve policia intervenoi me topa uji, brohoritën slogane kundër qeverisë. “Jelekët e verdhë” kanë djegur pishtarë dhe kanë shpërthyer shok-bomba, ndërsa po ashtu vendosën barrikada për të parandaluar afrimin e policëve. ( Dursun Aydemir – Anadolu Agency )
30.11.2018 Dursun Aydemir
1 / 22

Për shkak të protestave ndodhën ndërperje në transportin publik dhe trafik.

Ndërkohë, protestat janë shndërruar në dhunë dhe janë përhapur para institucioneve të BE-së.

Në Francë, çmimet e naftës janë rritur me më shumë se 20 për qind në vitin e fundit, gjë që shkaktoi protestën e “jelekëve të verdhë”. Ata më parë kishin njoftuar se do të formojnë një subjekt politik, duke organizuar protesta në rajonin Wallonia, vend në Belgjikë ku flitet gjuha frënge.