Protestat në Paris, arrestohen 101 persona

Sipas një deklarate të bërë nga drejtoria e policisë theksohet se si pasojë e ngjarjeve të ndodhura në portestat e zhvilluara në bulevardin Champs-Elysees të Parisit janë arrestuar 101 persona

Njoftohet se 101 persona janë arrestuar gjatë protestave për rritjen e çmimeve të karburantit në kryeqytetin Paris të Francës, tranmseton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të bërë nga drejtoria e policisë theksohet se si pasojë e ngjarjeve të ndodhura në portestat e zhvilluara në bulevardin Champs-Elysees të Parisit janë arrestuar 101 persona.

Protestuesit “jelekët e verdhë”, të cilët protestojnë taksën shtesë të vendosur nga qeveria për karburantet, zhvilluan protesta ditën e djeshme në Paris dhe në shumë qytete të tjerë.

Policia kishte ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe ujë ndaj protestuesve të cilët shkaktuan dëme në Champs-Elysees dhe nisën ngjarjet e dhunës dhe të cilët vendosën zjarre në disa vende. Pas përshkallëzimit të tensioneve dhe akteve të dhunës nga protestuesit policia ndërmorri ndërhyrje të ashpëra.

Ministri i Brendshëm francez Christophe Castaner në një deklaratë njoftoi se në rreth 1.600 protesta të zhvilluara në të gjithë vendin kishin marrë pjesë rreth 106 mijë persona.