Protesta e opozitës, policia “gati” një surprizë për protestuesit

Opozita jashtëparlamentare ka zhvilluar deri më tani shtatë protesta, ku në disa prej tyre ka pasur episode dhune, kryesisht para Parlamentit. Kjo ka bërë që forcat e rendit të përforcojnë masat e sigurisë përreth kësaj godine.

E përveç gardhit metalik e radhëve të policisë, në këtë protestë pritet të ketë edhe një tjetër risi.

Garda e Republikës gjatë mesnatës së kaluar ka bërë prova me prozhektorë përreth Parlamentit, çka do të thotë se ndryshe nga protestat e mëparshme ku tubimi zhvillohej në errësirë, ky perimetër pritet të jete i gjithi i ndriçuar, raporton Top Channel.

Siç edhe mund të dalloni edhe në fotot e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ndriçimi është i kthyer nga protestuesit. Kjo do të sjelle edhe identifikimin e elementeve të dhunshëm.

Kjo masë shtese vjen pas dëmtimit të 10 efektivëve në protestën e kaluar për të cilët Gjykata vlerësoi se nga 42 të arrestuar për këto veprime të dhunshme, të lihen në arrest me burg vetëm 3, pasi nuk disponoheshin provat e nevojshme për pjesën tjetër të të ndaluarve.