Policia tregon procedurat: Ja çfarë duhet të keni parasysh nëse doni të udhëtoni drejt Greqisë!

Kalimi drejt Greqisë do të bëhet vetëm përmes pikave kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës, ndërkohë që Qafë-Bota do vijojë të qëndrojë e bllokuar.

Kalimi drejt Greqisë do të bëhet vetëm përmes pikave kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës, ndërkohë që Qafë-Bota do vijojë të qëndrojë e bllokuar.

Sipas njoftimit të fundit nga Polícia e Shtetit shqiptarët dhe grekët apo minoritarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, duhet të plotësojnë një formular online.

Pasi ta kenë dorëzuar formularin dhe të kenë marrë konfirmimin me e-mail duhet ta paraqesin në pikën hyrëse të kalimit.Hapet kufiri me Greqinë, por do të lejohen vetë ata persona që ...

Njoftim mbi lëvizjen nëpërmjet Pikave të Kalimit Kufitar me Greqinë

“Polícia e Shtetit sqaron qytetarët se sipas njoftimit zyrtar të bërë nga autoritetet polícore greke, në zbatim të vendimit të qeverisë greke, kufiri tokësor me Greqinë do të jetë i hapur vetëm nga Pikat e Kalimit Kufirit Kakavijë dhe Kapshticë.

Shtetasit shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke, shtetasit grekë dhe minoritarët që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Greqisë duhet që brenda 48 orëve para udhëtimit të plotësojnë online formularin PFL (Passenger Locator Form) në adresën zyrtare në linkun: https://travel.gov.gr/#/

Pas plotësimit të formularit online, secili qytetar do të marrë ne e-mail një konfirmim me një barcode, të cilin do ta paraqesë para autoriteteve në pikën hyrëse të kalimit në Greqi.

Në rast se një qytetar nuk disponon konfirmimin me barcode, nuk do të lejohet të kalojë kufirin 🛂⛔.

Qytetarët e vendeve të BE-së apo të vendeve të treta nuk lejohen të kalojnë kufirin.

Testimi për COVID-19 do të kryhet me përzgjedhje algoritmike dhe shtetasit që do t’i nënshtrohen testimit do të izolohen në adresën e deklaruar prej tyre deri në daljen e rezultatit. Në rast se qytetari rezulton pozitiv ✅ me COVID-19 do të karantinohet për 14 ditë në adresën e deklaruar.

Lëvizja e automjeteve të transportit të mallrave vazhdon normalisht, si në hyrje edhe në dalje 🇦🇱 🇬🇷 por edhe shoferët e kamionëve duhet të plotësojnë formularin online.

Ndërsa Pikat e Kalimit Kufitar Tre Urat Përmet dhe Qafë Botë Sarandë janë të mbyllura nga pala greke. Në këto pika nuk lejohet as lëvizja e shtetasve dhe as e automjeteve”.Nuk papritej/ Shtimi i rasteve, Greqia refuzon hapjen e kufirit me ...