Policia: Shoqërohen dy gazetarë për lajmin e rremë të tërmetit

Dy gazetarë janë shoqëruar pas lajmeve të rreme për një tërmet që supozohej të godiste vendin në orën 23:30 të së dielës.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Policia e Shtetit bëri me dije se shoqëroi dy gazetarët për përhapjen e lajmit të rremë me pasoja paniku tek qytetarët.

Për përhapjen e lajmit të rremë reaguan edhe Kryeministri Edi Rama dhe ministrat Olta Xhacka dhe Sandër Lleshaj, të cilët dënuan këtë rast.