Policia hollandeze arreston dy shqiptarë që tregtonin drogë në vlerën 12.8 milionë euro

Policia e Amsterdamit ka sekuestruar një shumë prej 12.8 milion eurosh kesh gjatë një operacioni anti-drogë. Sipas mediave vendase paratë janë gjetur gjatë kontrollit në pesë prona dhe sipas policisë është shuma më e madhe e parave të drogës e sekuestruar ndonjëherë, transmeton Gazeta Shqip.

Gjatë operacionit policia ka arrestuar shtatë persona: tre kolumbianë, dy shqiptarë, një nga Zelanda e Re dhe një maroken. Hetimet filluan tre javë më parë nga një informacion se një grup kolumbianësh po importonin dhe tregtonin kokainë në Holandë.

Dyshohet se përgjegjëse për këtë rrjet trafikimi është përgjegjëse një grua 52-vjeçare nga Kolumbia. Të arrestuarit u kapën në katër vende të ndryshme në Amsterdam. Katër prej tyre janë ndaluar për nëntëdhjetë ditë. Tre të tjerët janë liruar.