Policia franceze heton zhdukjen e kreut të Interpolit dhe merr në mbrojtje familjen e tij

Policia franceze po heton zhdukjen e shefit të Interpolit, Meng Hongwei, i cili u raportua i zhdukur pas udhëtimit nga Franca në vendin e tij të lindjes, Kinë, ndërsa autoritetet kanë vënë nën mbrojtje gruan e tij, pas kërcënimeve ndaj saj, tha të premten ministria e brendshme.

Gruaja e Meng ka kontaktuar policinë në Lyon, qytetin francez ku agjencia ndërkombëtare e policisë është e bazuar, pasi nuk ka dëgjuar prej tij që nga 25 shtatori dhe pasi ka marrë kërcënime me telefon dhe në mediat sociale, tha ministria.

Një person i njohur me hetimin për zhdukjen tha se supozimi fillestar i punës së hetuesve perëndimorë ishte se Meng kishte antagonizuar autoritetet kineze në një farë mënyre dhe për këtë mund të jetë arrestuar.

“Franca është e habitur për situatën e presidentit të Interpolit dhe e shqetësuar për kërcënimet e bëra ndaj gruas së tij”, tha ministria, e cila njoftoi gjithashtu se po vijojnë kontaktet e vazhdueshme me autoritetet kineze.

Ka patur disa raste në vitet e fundit ku zyrtarë të lartë kinezë, janë zhdukur pa shpjegime dhe vetëm pas javësh apo edhe muajsh më vonë, është shpallur se ata janë vënë nën hetime, shpesh të dyshuar për korrupsion.

Nuk ishte e qartë pse Meng, 64 vjeç, i cili u emërua president i Interpolit dy vjet më parë, kishte udhëtuar në Kinë, ndërsa një burim i paidentifikuar thoshte se Meng ishte ndaluar për t’u marrë në pyetje, sapo ishte ulur atje, por gjithashtu nuk ishte e qartë pse./TCh