Policia e Tiranës aksion gjatë natës, “kap mat” 13 persona

Kontrolli i befasishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Tiranës “kap mat” 13 persona

Policia Rrugore e Tiranës gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, gjatë një pike kontrolli të vendosur në rrugën interurbane Tiranë- Durrës, ka konstatuar në disa shkelje të   rregullave të qarkullimit.

Gjatë 4 orëve të fundit policia ka njoftuar se janë evidentuar 13 drejtues mjetesh të cilëve iu është pezulluar Leja e Drejtimit pasi qarkullonin me shpejtësi qe varionte nga 139 km/h deri në 175 km/h, ku limiti i lejuar është 90 km/h.

“Edhe pse kontrollet me Radar vijojnë sistematikisht për të parandaluar shpejtësinë tej normave te lejuara, përsëri konstatohen drejtues mjetesh qe fluturojnë ne rruge”, thuhet në njoftim.