Policia: E kapëm gomonen në Vjosë, nuk ka lëndë narkotike brenda

Shërbimet e Policisë Kufitare, bashkë me DVP Vlorë, Delta Forcë, Rojën Bregdetare dhe Guardia di Finanza, njoftojnë se kanë bërë të mundur gjetjen dhe bllokimin e gomones, në brendësi të lumit Vjosë, në afërsi të Mifolit.

Nga këqyrja dhe kontrolli i mjetit lundrues nuk është gjetur në bord lëndë narkotike, njofton policia, raporton Top Channel.

Shërbimet e Policisë vazhdojnë krehjen e zonës, për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë qenë në bordin e këtij mjeti lundrues, si dhe kontrollin në ujërat detare për lëndë narkotike pasi dyshohet se mund ta kenë hedhur në det gjatë ndjekjes nga Policia.

Policia njoftoi më herët se në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare Vlorë dhe Guardia di Finanza, që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, kanë pikasur një mjet lundures tip gomone, i cili kryente lëvizje të dyshimta në afërsi të ishullit të Sazanit.