Policia dhe Delta Forcë ‘zbarkojnë’ në bregdetin e jugut

Qytetarët ndalohen të bëjnë plazh...

Policia e Vlorës, Delta Forcë të mbështetur dhe nga policia kufitare gjatë ditës së shtunë janë përqendruar në bregdetin e jugut kryesisht ne plazhet e Borshit, Dhërmiut etj… duke mos lejuar qytetarët të hyjnë në det apo të qëndrojnë në zonën e rërës, raporton Top Channel.

Ky aksion për mos lejimin e qytetarëve bëhet për të treguar se edhe pse fundjavë nuk do lejohet askush të bëjë plazh përgjatë rivierës së jugut, të paktën deri në një njoftim të dytë.