Plagoset me thikë 40-vjeçari në plazh, përfshihet në një aksident gjatë rrugës për në spital

Një konflikt verbal mes disa personave ka degraduar në përdorimin e thikës dhe si pasojë ka mbetur i plagosur një 40-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në plazhin “Mango” në Sarandë.

I plagosuri i identifikuar si Berti Tahiraj gjatë transportimit me makinë private drejt spitalit të Sarandës është përfshirë në aksident rrugor.

Aktualisht ai ndodhet në spital nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Policia mësohet se ka shoqëruar disa persona. /Ora News