Petrit Vasili publikon videon: Kryeministër rrangallë dhe delenxhinjtë anti-integrim!

Vasili nxjerr videon: Rama do që shqiptarëve t’u vihen sërish vizat...

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë në lidhje me çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Vasili ka publikuar një video nga deklaratat e Ramës dhe të ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj.

Sipas Vasilit, Rama do që shqiptarëve t’ju vendoset sërish regjimi i vizave.

MESAZHI I VASILIT

KM Rrangallë dhe Delenxhinjte anti Integrim!(VIDEO).

Dje benin sikur vdisnin per integrimin europian qe nga Rrangalla e deri tek keta lapangjozet e tjere.
Po sot? Keta qesharake dhe genjeshtare punojne si gjithmone kunder integrimit europian dhe pro izolimit.
Keta duan qe shqiptareve tu vihen serish vizat, te izolohen ekonomikisht nga Europa dhe te varferohen ne ekstrem dhe te ikin nga Shqiperia.

Kush beson Rramgallën dhe delenxhinjte e tjere rilindas ka probleme me veten e tij se faktet ulerijne.

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/400972297599740