Përplaset mikrobusi me pasagjerë, 9 të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e 9 personave ka ndodhur pasditen e së hënës në vendin e quajtur “Ura e Murrashit” në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Një aksident me pasojë plagosjen e 9 personave ka ndodhur pasditen e së hënës në vendin e quajtur “Ura e Murrashit” në aksin rrugor Elbasan-Librazhd,raporton Top Channel.

Bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, një mikrobus me targa AA 279 UO, me drejtues B.D, 54 vjeç, nga Kuçova. si dhe një mjeti tip “Land Rover” me targa DR 3997 F me drejtues shtetasin A.N. 35 vjeç, nga Durrësi.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 9 pasagjerë të dy mjeteve, të cilët janë dërguar në spitalin e Librazhdit, ku bëhet e ditur se janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.