Penalltitë i buzëqeshin Italisë, të kaltrit kampionë Europe për herë të dytë!

Italia e Roberto Mancinit, kampione e Europës për herë të dytë në histori.

Italia e Roberto Mancinit, kampione e Europës për herë të dytë në histori. Lotaria e penaltive për herë të dytë radhazi i buzëqeshi Italisë, falë edhe Gigio Donnarummas që priti dy penallitë e fundit të Sanchos dhe Saka. Mbështetja e tifozerisë angleze bëri me krahë skuadrën e Southgate që realizoi golin më të shpejtë në historinë e finaleve të kampionateve europianë me Luke Shaw që shfrytëzoi asistin perfekt të anësorit tjetër Kieran Trippier pas 122 sekondash lojë duke kaluar Anglinë në avantazh. Italia megjithatë nuk u demoralizua dhe bëri lojën e saj. Goli i barazimit vonoi por nuk mungoi pasi erdhi në minutën e 67-të me Leonardo Bonuccin që shtyu drejt rrjetës topin e kthyer nga shtylla pas goditjes së Verratit. Në një Europian të barabartë si ky edhe finalja nuk kishte sesi të mos shkonte drejt shtesës por as 120 minuta lojë nuk ndryshuan rezultatin dhe në fund për të përcaktuar skuadrën fituese u desh goditja e penalltive, aty ky dy portierët e bënë siç duhet punën e tyre duke pritur nga nga dy 11-metërsha. Te penalltitë gaboi Gareth Southgate që 3 penalltitë e fundit ua la tre zëvendësuesve pa eksperiencë si Rashford, Sancho e Saka të cilët gabuan të tre, ndërsa te Italia pavarsisht gabimeve të Belottit dhe Jorginhos, në fund festa ishte e gjitha për italianët që triumfoi me rezultat të përgjithshëm 4-3, duke bërë të tyrin një tjetër Europian pas atij të 1968-ës. Në fund tē kësaj finaleje nuk do të përdoret më shprehja, “Football’s coming home, por Football’s going to Rome!