Paris, policia me gaz lotsjellës dhe topa uji shpërndan protestuesit

Disa mijërsa protestues u mblodhën në Champs-Elyseesju, ku u ballafaquan me kordonin policor i cili u vendos për të parandaluar marshimin e tyre drejt pallatit presidencial

Policia në Paris ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë demonstruesit, të cilët fundjavën e dytë radhazi u mblodhën për të protestuar kundër rritjes së taksave të karburantit dhe politikave të presidentit francez Emmanuel Macron, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përleshja ndodhi në Champs-Elysees pavarësisht nga kordoni i sigurisë së policisë, i cili ishte vendosur rreth lokacioneve të ndjeshme në qendër të kryeqytetit francez.

Disa mijëra demonstrues u mblodhën në Champs-Elyseesju, ku u takuan me kordonin policor i cili ishte ngritur për të parandaluar marshimin e tyre drejt pallatit presidencial.

Tensionet u rritën pas protestave të javës së kaluar, ku mbi 250 mijë njerëz u mblodhën në Francë, nga Provensa deri në Normandi.

Gjithashtu është paralajmëruar një valë e re protestash, përfshirë edhe atë përpara Kullës Eiffel në Paris. Ministri i Brendshëm francez Christophe Castaner bëri thirrje për qetësi dhe premtoi masa të forta policore kundër protestuesve të pabindur.

Vetëm në Paris janë vendosur rreth 3.000 forca të sigurisë, veçanërisht rreth zonave turistike si Champs-Elysees, pas një përpjekjeje të paligjshme të javës së kaluar të një marshim drejt pallatit presidencial.

Dy persona u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën në protestat e javës së kaluar, gjë e cila paraqet një sfidë të madhe për presidentin francez Macron.

Ai mbron vendimin për rritjen e taksave si të domosdoshme për të zvogëluar varësinë e Francës nga lëndët djegëse fosile dhe premtoi se të martën do të vendosë plane të reja, që do të lehtësojnë “reformat energjetike”.