Parashikimi i motit për sot, 8 Mars 2020

Parashikimi i motit për ditën e sotme...

Deri në orët e mesditës vendi ynë do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, ku në zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore. Por orët vijuese do të përmirësojnë gradualisht kushtet e motit në vendin tonë.

Temperaturat e ajrit do të ulën në mëngjes, por rriten në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -1°C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës, me 16°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugor-juglindor, duke krijuar dallgëzim 4 ballë.