Parashikimi i motit për sot, 5 Mars 2020

Rikthehen temperaturat e ulëta, njihuni me parashikimin e motit...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të vranët gjatë gjithë ditës. Vetëm zonat e thella malore do të kenë reshje dëbore.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2ºC në 10ºC, në zonat e ulëta nga 03ºC në 15ºC dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 16ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -1ºC deri në 09ºC dhe në zonat e ulëta nga 03ºC në 10ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qyetet kryesore të vendit dhe Europës: