Paloka për Ramën: Ai që emëroi Valdrinin e mbron Kajmakun, kërkon të shkarkojë Presidentin

Demokrati Edi Paloka nuk i ka kursyer akuzat ndaj kreut të qeverisë Edi Rama ndërsa shton se komisioni hetimor, i cili u mblodh sot, për shkarkimin e presidentit Meta, tregon sipas tij çmendurinë antiligjore e antikushtetuese të kryeministrit.

Demokrati Edi Paloka nuk i ka kursyer akuzat ndaj kreut të qeverisë Edi Rama ndërsa shton se komisioni hetimor, i cili u mblodh sot, për shkarkimin e presidentit Meta, tregon sipas tij çmendurinë antiligjore e antikushtetuese të kryeministrit.

Paloka nuk lë pa përmendur edhe rastin e Valdrin Pjetrit dhe Agim Kajmakut (për të cilin shkruan se e mbron Rama), ku për këtë të fundit PD më herët ka deklaruar se ka qenë i arrestuar në Greqi dhe për rrjedhojë është subjekt i ligjit të dekriminalizimit, ndërsa kanë publikuar dhe dokumente që sipas tyre Agim Kajmaku i Bashkisë së Vorës është Jorgo Toto, i arrestuar në vitin 2003 në Greqi.

“Shqiperise tanime i eshte prere rruga per hapjen e negociatave prej nje qeverie te lidhur me krimin e qe shkeljen e ligjit e te Kushtetutes e ka kthyer ne rutine , por nuk mund te lejojme qe cmenduria dhe babezia e nje njeriu te na ktheje vite mbrapa”, shkruan Paloka më tej,shkruan Top Channel.

Postimi i Palokës

Vazhdimi i lojes me te ashtuquajturin “komision hetimor per shkarkimin e Presidentit te Republikes”
tregon qartazi se Rama ka vendosur te zhytet edhe me thelle ne cmendurine e tij antiligjore, antikushtetuese dhe antidemokratike.

Ai qe emeroi Valdrin Pjetrin dhe qe vazhdon te mbroje Kajmakun , kercenon me shkarkim Presidentin e Republikes vetem sepse ne zbatim te detyrave te tij kushtetuese mori vendime qe prishen planet e Rames per te futur vendin ne gjakderdhje.

Shqiperise tanime i eshte prere rruga per hapjen e negociatave prej nje qeverie te lidhur me krimin e qe shkeljen e ligjit e te Kushtetutes e ka kthyer ne rutine , por nuk mund te lejojme qe cmenduria dhe babezia e nje njeriu te na ktheje vite mbrapa.
Shqiptaret meritojne Evropen jo Edvin Ramen!